Kjo është vula e re e PD-së, u miratua në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha
Në Kuvendin e sotëm të PD, që u thirr nga Sali Berisha mes të tjerash është vendosur që të rikthehet edhe vul e PD dhe simboli i saj, ashtu siç kanë qenë kur është themeluar partia.
Po ashtu sot është miratuar në parim statuti i Partisë Demokratike. U miratua neni për primaret, referendumi, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e statutit të ri.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe i nënkryetarëve.
Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



