E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLGJ: Në shtator fillon plotësimi i Gjykatës së Lartë. Mbi 75 mijë dosje të mbartura
Lajme

KLGJ: Në shtator fillon plotësimi i Gjykatës së Lartë. Mbi 75 mijë dosje të mbartura

Në muajin shtator pritet të fillojë emërimi i anëtarëve të parë të Gjykatës së Lartë, e cila është bllokuar pasi ka mbetur me vetëm dy anëtarë, nga 19 që duhet të ketë.

klgj1

  

 

 

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, pranoi se shkarkimet nga vetingu kanë paralizuar sistemin gjyqësor, duke i bërë gjykatat jofunksionale për një periudhë të gjatë kohore. Llagami tha se megjithëse situata është emergjente, në sistem nuk mund të futen persona që nuk e kanë kaluar vetingun.

“Kjo pyetje na ka shqetësuar që nga momenti i parë kur kemi shkuar në atë godinë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, për shkak se shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vetingu janë shkarkuar. Duhet t’i garantojmë që personat që do shkojnë në Gjykatën e Lartë, do të jenë profesionalë, ashtu siç i kërkon kjo reformë. Jemi koshientë se sistemi sot po vuan dhe është në situatë të vështirë dhe një pjesë e gjyqtarëve po largohen nga sistemi për shkak të integritetit dhe elementëve të tjerë. Nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar dhe të pavetuar. Për këtë, Këshilli ka marrë si emergjencë hartimin e dy projektrregulloreve. Është hera e parë që kandidatët që do të shkojnë në Gjykatën e Lartë, do t’i nënshtrohen një procedure me kritere objektive, kjo është risi e reformës. Lidhur me pyetjen se kur do të bëhet eficiente Gjykata e Lartë, gara për kandidatë jogjyqtarë është hapur. Jam optimiste se në vjeshtë do të kemi emërimet në Gjykatën e Lartë. Kur them në vjeshtë, në shtator, do të jemi gati të kemi Gjykatën e Lartë dhe emërimet e para”, theksoi kryetarja e KLGJ-së gjatë raportimit të saj përpara deputetëve të Komisionit të Ligjeve.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami

RAPORTI

Në raportin e saj përpara deputetëve, Llagami theksoi se stoku i dosjeve në gjykatat shqiptare vijon të mbetet i lartë, gjë e cila sjell edhe eficiencën e vetë sistemit gjyqësor në vend.

“Duke iu referuar të dhënave statistikore të vitit 2018, të raportuara nga gjykatat mbi numrin e çështjeve gjyqësore të regjistruara në vitin 2018 (penale/civile), numrin e çështjeve të mbartura nga viti 2017, numrin e çështjeve të përfunduara në vitin 2018, numrin e kërkesave për delegim, numrin e çështjeve të klasifikuara si kërkesa penale apo si kërkesa civile, kohën e nevojshme për përfundimin e çështjeve, koeficientin e shpejtësisë së gjykimit, si dhe numrin e çështjeve të mbartura për vitin 2019, rezultojnë treguesit e mëposhtëm: i) Në total, gjatë vitit 2018 janë regjistruar 147,423 çështje dhe 68,982 janë mbartur nga 2017. Ndërkohë, në fundin e vitit 2018, numri i çështjeve të mbartura është 75,803. Nga të dhënat konstatohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ajo Vlorë dhe Shkodër, për sa u përket gjykatave të Shkallës së Parë, kanë fluksin më të madh të çështjeve. Nga gjykatat e Apelit, fluksin kryesor të regjistrimit të çështjeve e ka Gjykata e Apelit Tiranë dhe ajo Vlorë.

Sa u përket gjykatave Administrative, vihet re që numri më i madh i çështjeve është riregjistruar sërish në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe atë të Apelit Administrativ”, thuhet në raport. KLGJ e pranon vetë në raportin e depozituar në Kuvend se eficienca e gjyqësorit në Shqipëri ka ardhur në përkeqësim. “Krahasimi mes numrit të çështjeve të mbartura nga viti 2017 në vitin 2018 (68,982 çështje) dhe nga viti 2018 në vitin 2019 (75,803 çështje) tregon se pavarësisht faktorëve që ndikojnë, eficienca e gjyqësorit në vitin e fundit (2018) pasqyron përkeqësim sepse është rritur numri i çështjeve të pashqyrtuara në shkallë vendi, rrjedhimisht edhe koha e nevojshme për trajtimin e çështjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.