Klodian Allajbeu tërhiqet nga kërkesa ndaj SPAK-ut
Biznesmeni Klodian Allajbeu është tërhequr nga kërkesa për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK, duke bërë që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendosë pushimin e padisë dhe lënien në fuqi të sekuestrove.
Materialet e marra nga BKH për llogari të SPAK do të vijojnë të qëndrojnë nën sekuestro. Deri tani janë zhvilluar pesë seanca gjyqësore, ku është pranuar kërkesa e prokurores Dorina Bejko për mbajtjen e provave, ndërsa katër të tjera janë shtyrë.
Këtë të mërkurë, GJKK rrëzoi kërkesat e disa subjekteve dhe individëve, mes tyre American Hospital sh.a dhe Evita sh.p.k., duke lënë në fuqi masën e sekuestros. Ndërkohë, për disa kompani të tjera, përfshirë Pharma One dhe Equos Resort, seancat janë shtyrë.
Çështja lidhet me hetimet e SPAK dhe konfirmon se, në këtë fazë, provat do të mbeten të bllokuara deri në një vendimmarrje të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



