E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klop për Shaqirin pas golit fantastik: I kemi dhënë liri, na ka dhënë…
Sport

Klop për Shaqirin pas golit fantastik: I kemi dhënë liri, na ka dhënë…

Liverpul mori një fitore mbreslënëse në miqësoren e zhvilluar përballë Mançester Junajtid. Njëri nga golat u shënua nga blerja më e re e skuadrës së Klop, Xherdan Shaqiri. Në përfundimin e ndeshjes trajneri gjerman ka qenë shumë i entuziazmuar nga shqiptari.

shaqirii

 

“ Nuk është normal. Ka vetëm 4 ditë që stërvitet me ne dhe është përshtatur kaq mirë në stilin tonë të lojës. I kemi dhënë liri që të luajë siç ai dëshiron, Na ka dhënë më shumë dinamikë me shpërthimet e tij në sulm. Edhe te goli i Starixh këtë bëri. Unë dua të jem i sinqertë, ishte më mirë nga sa e prisja. Kur erdhi këtu ishte shumë i entuziazmuar sepse për të është momenti më i mirë në karrierë”, përfundoi Klop. Shaqiri do të rivalizojë me sulmues të kalibrit Salah e Mane për një vend në formacion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.