E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klosi tregon shifrat: Kaq  turistë kanë hyrë në Shqipëri gjatë gushtit
Lajme

Klosi tregon shifrat: Kaq turistë kanë hyrë në Shqipëri gjatë gushtit

Ministri i Turizmit dhe  Mjedisit, Blendi Klosi, në një takim në Lezhë, ka publikuar shifrat e turistëve për muajin gusht.

Sipas tij ka një rritje më shumë se 20%, duke e krahasuar me të njëjtin muaj me vitin e kaluar.

“Sipas informacionit që kam nga Ministria e Brendshme, për muajin gusht kanë hyrë në vend 1345000 turistë. Dhe sipas ligjit shqiptar për turizmin, turist quhen ata të huaj që vijnë dhe rrinë mbi një ditë në Shqipëri”, tha Klosi.

Po ashtu ai tha se  brenda vitit 2021, është një sfidë për të sjellë mbi 10 milionë turistë.

Por për Kryeministrin, Edi Rama, kjo sfidë është për vitin 2025, por e ftoi Klosin që ta realizojë nëse mundet dhe më para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.