E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLP fal Arta Markun/ Reagon Vasili: Reforma në drejtësi vdiq!
Lajme

KLP fal Arta Markun/ Reagon Vasili: Reforma në drejtësi vdiq!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP, u mblodh sot për të diskutuar kërkesën e paraqitur nga PD dhe LSI për shkarkimin nga detyra të kryeprokurores Arta Marku.

Në mbledhjen e këtij Këshilli u deklarua se, ky vendim nuk është në kompetencat e tij dhe se shkresa për shkarkimin e Kryeprokurores duhet të marrë përgjigje nga Komisioni i Disiplinës.

Ky veprim i KLP-së ka sjellë edhe reagimin e zyrtarit të lartë të LSI-së, Petrit Vasili.

Ky i fundit, permes një postimi në Facebook, shprehet se, me këtë akt, KLP ka shkelur ligjin dhe ka falur Arta Markun.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Turp dhe faj,KLP shkel ligjin dhe fal Arta Markun!

KLP u be njesh me antiligjin,duke i vene vulen kapjen se drejtesise nga qeveria.

Pra keta te KLP nuk qenkan atje per shkarkim aq me shume te Arta Markut !?

Keta na qenkan vetem per emerimet,qe i urdheron Edi Rama !?

Kjo eshte skandaloze, qe KLP shprehet qe s’ka kompetence per te ndeshkuar nje prokuror, qe shkel ligjin.

Nje tjeter prove kjo e sotmja,qe KLP kontrollohet nga Qeveria dhe i sherben sherbetoreve te Qeverise ne prokurori, sic eshte edhe Arta Marku.

Arta Marku ja mbyll pa ja hapur ceshtjet Edi Rames edhe kur i ben thirrje policise te flake uniformat dhe te beje vota per rilindjen,edhe kur mashtron qe ka bere ekspertizen e audiopergjimit te Agron Xhafes,edhe kur kercenon oficerin e policise Emiljano Nuhu, dhe Edi Rama i kthen borxhin dhe e fal permes KLP se kapur.

Askush nuk e beson më aspak kete reforme ne drejtesi.

Kjo reforme ne drejtesi ka vdekur.

Ajo eshte thjesht nje vegel qorre e qeverise dhe interesit te saj dhe kunder interesit,lirise dhe barazise te cdo qytetari te thjeshte.

Faji eshte shume i rende, shpagimi i te cilit do te vonoje shume pak…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.