E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KLSH: Kompania “Vëllezërit Hysa” përfshirë në korrupsionin e tenderit të Spitallës
Lajme

KLSH: Kompania “Vëllezërit Hysa” përfshirë në korrupsionin e tenderit të Spitallës

Kompania Vëllezërit Hysa, e cila ka shërbyer si kompani fasadë për të krijuar formalisht “konkurencë” në projektin për rindërtimin e Unazës së Re, është pjesë e konsorciumit fitues të koncesionit 99-vjeçar të zonës ekonomike të Spitallës në Durrës.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), ky konsorcium u shpall fitues në shkelje të ligjit. Pas auditit të kryer në Komisionin e Prokurimeve Publike, KLSH kërkoi anullimin e kontratës koncesionare të zonës ekonomike të Spitallës dhe ndjekjen penale për gjashtë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

KLSH gjeti një sërë shkeljesh ligjore në procesin e vlerësimit të ofertave, që çopi në shpalljen nga Ministria e Ekonomisë si futues të ofertuesit e të gabuar:

“Nga auditimi […] u konstatua se vlerësimet individuale, të kryera nga specialistët e fushës për kriteret respektive, nuk janë marrë në konsideratë nga KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave), duke ndryshuar padrejtësisht edhe rezultatin përfundimtar të operatorëve ekonomikë konkurues.”

Fituesi i koncesionit për ndërtimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (ZTZHE) të Spitallës, në Durrës, u shpall nga Ministria e Ekonomisë në gusht 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.