KLSH nis kontrollin në institucionet e emergjencave për tenderat
Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile, në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor.
Me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave.
Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile pasi drejtori Haki Çako ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH, Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.
Pas rikthimit një ditë më parë, ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu, KLSH do të auditojë dhe verifikojë në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha pajisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



