Koçeku ‘shuplakë’ Ramës nga Brukseli: Europa të kthejë sytë drejt Shqipërisë
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka kërkuar vëmendje më të shtuar nga institucionet europiane ndaj situatës në Shqipëri, pas largimit të saj nga grupi parlamentar socialist dhe daljes në mbështetje të protestave qytetare.
Përmes një reagimi publik, ajo ka bërë të ditur se ndodhet në Bruksel, ku është ftuar nga disa eurodeputetë për të zhvilluar takime dhe diskutime lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Sipas saj, në fokus të këtyre bisedimeve janë protestat e vazhdueshme, çështjet mjedisore dhe problematikat që, sipas saj, po rëndojnë situatën në Shqipëri.
Koçeku shprehet kritike ndaj qeverisë, duke e akuzuar për nivele të larta korrupsioni dhe vendimmarrje arbitrare. Ajo thekson se situata aktuale kërkon reagim më të fortë ndërkombëtar dhe një vëmendje më të madhe nga Bashkimi Europian.
Në deklarimin e saj, ish-deputetja nënvizon se prania në Parlamentin Europian përfaqëson një mundësi për të adresuar shqetësimet që lidhen me zhvillimet politike dhe sociale në Shqipëri, duke kërkuar që këto çështje të marrin një trajtim më serioz në nivel europian.
Postimi
Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shu mta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



