E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kokainë me vlerë 1 milionë euro dhe 40.000 € cash
Publik News

Kokainë me vlerë 1 milionë euro dhe 40.000 € cash

Policia italiane në qytetin e Ankonës ka bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike dhe organizatë kriminale.

I.T., 43 vjeç dhe J.M., 37 vjeç, u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro ‘cash’. Kokaina u gjet në automjetin tip Seat Altea xlm, drejtuar nga shqiptari I.T

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 gr secila. Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga në burgun e Montacuto e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.