Kolaps tek Flamurtari, largohen trajneri dhe drejtori sportiv
Rrufe në qiell të pastër te Flamurtari. Teksa mendohej se klubi kishte nisur riorganizimin e ekipit, duke afruar edhe lojtarët e parë në merkato, vjen lajmi “bombë”.
Mesohet se trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori i ri sportiv Artim Pollozani, kanë paraqitur pak minuta më parë dorëheqjen e parevokueshme.
Mësohet se shkak për këtë është bërë moskorrektësia e drejtuesve të klubit për të paguar lojtarët që kishin arritur marrëveshjen.
E mërkura ishte lënë si afat i fundit për të vërë pagesën, por në Vlorë ka rezultuar si mashtrim i radhës.
Flamurtari është tashmë në një kolaps të plotë dhe rrezikon të mos nisë sezonin futbollistik, pasi askush nuk merr përsipër të drejtojë këtë ekip.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



