E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kolapsi” në Gjykatën Kushtetuese, PS dhe PD i përgjigjen thirrjes së Metës
Lajme

“Kolapsi” në Gjykatën Kushtetuese, PS dhe PD i përgjigjen thirrjes së Metës

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese kërkoi një zgjidhje për ngërçin ku ndodhet gjykata, të cilës i mungojnë sot 4 anëtarë nga 9 që ka gjithsej.

Ky alarm nuk ra në vesh të shurdhër. Presidenti Ilir Meta hapi garën për dy vende vakante që i takojnë Presidencës. Të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Kuvendi. Burime të sigurta nga Partia Socialiste i thanë Top Channel se javën tjetër do të ndërmerren hapa konkretë për fillimin e procedurës për anëtarët që i takojnë Parlamentit, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të mos bllokohet.

Mirëpo, me futjen në fuqi të ligjeve të reformës në drejtësi, anëtarët e rinj të gjykatës duhet të kenë kaluar më parë vetting-un. Burimet nga grupi socialist i thanë Top Channel se janë gati të pranojnë përkohësisht gjyqtarë pa vetting, por qëndrimi i tyre përfundimtar në Gjykatën Kushtetuese do të varet nga rezultatet e kontrollit.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me shumicë të cilësuar dhe vullnetin për të mos e lënë Gjykatën Kushtetuese të bjerë në kolaps e kanë shprehur edhe demokratët. Konsensus ose jo, kjo do të përcaktohet nga emrat e kandidatëve që do të renditen nga këshilli i emërimeve në drejtësi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.