Kolegji Zgjedhor la në fuqi 30 qershorin, reagon Presidenca: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor la në fuqi 30 qershorin si data e zgjedhjeve vendore.
Ndërsa e konsideron “skeçi i radhës”, me një shënim në facebook, Zëdhënësi i Presidentit shkruan: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh.
Pak minuta më parë, Kolegji Zgjedhorë refuzoi kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri, për çregjistrimin nga zgjedhjet, duke lënë kështu në fuqi 30 qershorin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



