Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KAS për listat e PD/ Ivi Kaso: Vendim i ndikuar politikisht nga interesi i partisë në pushtet
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor nuk respekton ligjin elektoral.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.
Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.
Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë”, shprehet Kaso.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



