E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës për Shkodrën
Lajme

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e opozitës për Shkodrën

Kolegji Zgjedhor sapo ka dhënë vendimin përfundimtar në lidhje me paditë e bëra nga PD dhe Lsi përsa i përket shkeljeve të bëra në qarkun e Shkodrës. Pak çaste më parë u rrëzua kërkesa e palëve politike për paraqitjen e provave shtesë gjatë hetimeve, ndërsa tani u dha vendimi për rrëzimin e pretendimeve të PD dhe LSI që kërkonin shjpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës.

Kolegji Zgjedhor e ka konsideruar këtë padi të bërë nga palët politike si të pa mbështetur në ligj dhe pretendimet e tyre i ka konsideruar të pabazuara në fakte konkrete.

Për këtë vendim të marrë nga Kolegji Zgjedhor ka dhënë një deklaratë edhe përfaqësuesi politik i partisë Demokratike, Marash Logu. Ai e ka konsideruar këtë si një provë se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor nuk duan të bëjnë drejtësi për të hetuar shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

“Këta gjyqtarë janë të vendosur për të mos bërë drejtësi për zgjedhjet e 25 Prillit. Ky nuk është një lajm i keq vetëm për PD por edhe për të gjithë shqiptarët që presin drejtësi për shkeljet e bëra gjatë 25 prillit”- tha Logu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.