E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolonjarit i qëllohen me armë gjahu dy kuaj
Lajme

Kolonjarit i qëllohen me armë gjahu dy kuaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një agrobiznes në Kolonjë.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me armë gjahu (çifte) dy kuaj të njërit prej agrobizneseve në Kolonjë.

Pronarët e agroturizmit kanë kërkuar nga institucionet përkatëse të zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, ndërkohë që ende nuk dihet në qoftë se ngjarjen e kanë shkaktuar gjahtarë të zonës apo ka qenë e qëllimshme.

Gjithashtu, janë publikuar edhe pamjet të kuajve, ku shihet qartë që kanë marrë goditje në zonën e barkut.

“Kalin tonë Balashin, e vranë në zonën e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme. Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur, por dhe pothuajse të braktisur. Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme. Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë, por ne nuk dorëzohemi kurrë. I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq të na bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik”, shkruan agrobiznesi për ngjarjen në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.