E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komandati të bën me kate shtesë pa leje por të fut çomangen kokës kur nuk i bindesh…
Publik News

Komandati të bën me kate shtesë pa leje por të fut çomangen kokës kur nuk i bindesh…

Klodian Tomorri

Nga verifikimet e hollesishme te Dallendyshes rezultoi se:
-Nga 375 mije lejet e ndertimit me kusht te dhena nga komandanti;
– Nga 267 mije lejet me dokument te Rregullores se Vecante (leje ne shkelje te ligjit urbanistik);

Vetem Irfani nuk kishte plotesuar kushtet.

A mund ta duroje kjo qeveri mos plotesimin e kushteve dhe shkeljen e ligjit? Prite Zot.

Nderkohe 6 katet shtese perballe Bankes se Shqiperise,
Katet shtese aty tek Xhamia,
Katet e tjera shtese nja 100 meter me tutje xhamise;
Rezultuan ne perputhje te plote me ligjin.

Me pak fjale morali i fabules eshte ky. Kur do komandanti te ben me kate pa leje, me leje me kusht, me leje pa kusht, me leje te vecante, investitor strategjik, koncesionar, te fal tokat e shtetit, te fal kredite e bankave etj etj.

Kur nuk do te fut comangen nga koka.

Ky eshte shteti i se drejtes ku sundon zbatimi i ligjit. Nderkohe qe mileti merret me pishinat e Irfanit, me propozim te Mirtildes a Merlindes, si e ka ajo, dhe me miratim te komandantit po behet nje koncesion qe do u grabise njerezve 5-7 milione euro ne vit. Haptazi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.