E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kombëtarja jonë e nis kundër Turqisë dhe e mbyll ndaj Francës
Sport

Kombëtarja jonë e nis kundër Turqisë dhe e mbyll ndaj Francës

U hodh sot në Dublin shorti i “Euro2020” teksa goglat vendosën Shqipërinë në grupin H, së bashku me kampionët e botës, Francën, me Turqinë, Islandën, Andorrën dhe Moldavinë.

Para pak minutash UEFA ka publikuar edhe kalendarin e ndeshjeve dhe kuqezinjtë e nisin këtë aventurë kundër Turqisë, me datë 22 Mars.

Me kampionët e botës, do të përplasemi në fillim të shtatorit në transfertë dhe do e mbyllim pikërisht ndaj tyre në 19 dhjetor të vitit që vjen.

Ja kalendari i plotë:

Grupi H:

Ndeshja e parë, 22 Mars 2019: Shqipëri-Turqi

Ndeshja e dytë, 25 Mars 2019: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e tretë, 8 Qershor 2019: Islandë-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 11 Qershor 2019: Shqipëri-Moldavi

Ndeshja e pestë, 7 Shtator 2019: Francë-Shqipëri

Ndeshja e gjashtë, 10 Shtator 2019: Shqipëri-Islandë

Ndeshja e shtatë, 11 Tetor 2019: Turqi-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 14 Tetor 201: Moldavi-Shqipëri

Ndeshja e nëntë, 14 Nëntor 2019: Shqipëri-Andorra

Ndeshja e dhjetë, 19 Nëntor 2019: Shqipëri-Francë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.