E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komentatori Kostandin Grillo dërgohet me urgjencë në Turqi për kurim
Publik News

Komentatori Kostandin Grillo dërgohet me urgjencë në Turqi për kurim

Komentatori i njohur sportiv dhe njëkohësisht një prej menaxherëve më të vjetër të futbollistëve në vend, Kostandin Grillo, po kalon momentet më të vështira të jetës së tij.

Prej pak ditësh ai është prekur nga virusi “COVID-19” dhe gjendja është rënduar në orët e fundit, pasi prej infektimit i janë prekur mushkëritë.

Falë ndërhyrjes së miqve të tij dhe veçanërisht administratorit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, është bërë i mundur pak minuta më parë udhëtimi me çarter në një prej spitaleve më të mira në Turqi. “Panorama Sport” i uron shërim të shpejtë ikonës së komentit shqiptar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.