E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni Hetimor miraton në mënyrë unanime  raportin mbi shkeljet e presidentit
Publik News

Komisioni Hetimor miraton në mënyrë unanime raportin mbi shkeljet e presidentit

Tashmë, brenda 7 ditëve, ky raport do i dërgohet Parlamentit, që deputetë të shprehen me votë për shkarkimin apo jo nga detyra të kreut të shtetit. “Kush është dakort me raportin, konkluzionet e tij dhe gjithë materialet bashkangjitur duke marrë parsysh sugjerimet e kolegëve?

Të gjithë dakort, Miratohet raporti i komisionit hetimor për verifikimin e të gjitha shkeljeve të rënda të presidentit Ilir Meta me vota unanime të gjithë anëtarëve”, tha kryetari i komisionit hetimor, Alket Hyseni. “Kjo nuk është ditë krenarie për secilin nga ne por ditë e mirë për demokracinë, për shtetin e së drejtës se ne kemi ndjekur një proces të shëndoshjes së demokracisë, përtej asaj që do vendoset në seancë kjo është triumf i shoqërisë tonë demokratike, kushtetutës dhe mekanizmat të kontrollit ndaj zyrtarëve të cdo rangu për të cilët ka dyshime se mund të kenë abuzuar me ligjin e Kushtetutën”, u shpreh Hyseni.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.