E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës
Publik News

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Prokuroren Elisabeta Imeraj, e cila mban edhe postin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës.

Elisabeta Imeraj-Prokuroria-Tiranes11

 

Pas vlerësimeve të bëra nga KPK, ka rezultuar se Imeraj është e pastër në tre kriteret, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pak ditë më parë, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për disa vepra, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Një javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi  Elisabeta Imerajn drejtuese të Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3 vjeçar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.