Komiteti ekspertëve shtyn vendimin për masat kufizuese
Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar komiteti teknik i ekspertëve nuk u mblodh këtë të mërkurë, për të diskutuar mbi mundësinë e vendosjes së masave të reja kufizuese për frenimin e pandemisë së koronavirusit.
Vendimi se në qoftë se do të ketë masa shtesë, është shtyrë për javën e ardhshme.
Komiteti i ekspertëve është shprehur se raportimet ditore të rasteve të reja kanë qenë të qëndrueshme në këtë periudhë.
Në total, Shqipëria regjistron 50 mijë raste me koronavirus, prej të cilave mbi 23 mijë aktive, dhe 1028 viktima.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



