E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania “2T”  e SAKOS, 30 MLN euro tendera të dyshimtë
Lajme

Kompania “2T” e SAKOS, 30 MLN euro tendera të dyshimtë

Në periudhën  3-mujore, “2T” shpk e Sakos ka fituar të paktën tre procedura të mëdha, me fond limit total prej gati 30 milionë euro.

Në 18 shtator 2023, kompania “2T” është shpallur fituese në procedurën me objekt “Rehabilitimi i Digës së Rezervuarit të Pacomit, bashkia Përmet”, me fond limit 39.822.000 lekë të reja. Sipas të dhënave zyrtare, “2T” nuk kishte ofertën më të ulët, por u shpall fituese pasi u skualifikuan disa operatorë të tjerë ekonomikë.

Pak ditë më parë, kompania me aksioner Artan Sakon u shpall fituese në tenderin e zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes Gjirokastër për “Ndërtimin e linjës kabllore 20 KV për furnizimin e tunelit Skërficës”, me fond limit 123.285.067 lekë.

Goditjen më të madhe për këtë periudhë 3-mujore, kompania e vëllait të Komandantit të Gardës, e bëri në mes të muajit nëntor.

Shoqëria “2T” shpk është pjesë e fituesve të kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar për “Zgjerimin i rrugës Elbasan – Qafe – Thane (Faza III)”, me fond limit afërsisht 2.5 miliardë lekë të reja.

Edhe në këtë rast, kompania e Sakos nuk paraqiti ofertën më të ulët, por gjithsesi u shpall fituese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.