E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania e tij do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: Një nder dhe privilegj i madh për mua, në fazën e parë 104 milion euro, investimi më i madh i ndonjë…
Publik News

Kompania e tij do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: Një nder dhe privilegj i madh për mua, në fazën e parë 104 milion euro, investimi më i madh i ndonjë…

Kompania “Mabetex International” në pronësi të biznesmenit dhe politikanit shqiptar Behgjet Pacolli, do të jetë kompania që do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Pacolli shprehet i lumtur që kompania e tij do të bëjë një investim kaq të madh dhe të rëndësishëm në Shqipëri.

Pacolli shkruan se vlera e investimit është e madhe. Ai shpjegon se në fazen  e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.

Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit  në tokën shqiptare.

Në fakt,

Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.

Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe.

Në fazen  e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .

Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë  kompanie private në rajon në koherat e fundit.

Sanremo 2021, vendin e parë e fitoi grupi ‘Maneskin’, të dytët, Fedez e Francesca Michielin

Sanremo 2021, Ermal Meta fiton vendin e 3-të me këngën ‘Un milione di cose da dirti’

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.