E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompania panameze transferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e një biznesmeni shqiptar (Emri)
Publik News

Kompania panameze transferoi gjysmë milionë euro në llogaritë e një biznesmeni shqiptar (Emri)

Prokuroria e Durrësit, thotë se transfertat bankare në favor të ish-presidentit të klubit sportiv Darfo në Breshia u urdhëruan nga kompania “CAPRIASCA TRADING SA”, përmes një banke në Zvicër, ku kompania në fjalë kishte llogari.

Nga hetimet rezulton se drejtuesit e kompanisë panameze, Ezquiel Ruiz Rodriguez dhe Lulian De Muschett janë persona të implikuar në një nga skandalet e viteve të fundit të korrupsionit në Spanjë. Ndërsa titullarja e llogarisë bankare prej nga u trasferuan paratë ishte e moshuara Anna Maria Poiatti. Sipas përshkrimit të bërë me këto para do të blihej një vilë në zonën e Plazhit në Durrës. Italiania e moshuar mohon të ketë lidhur kontratë me Gëzim Sallakun për blerjen e ndonjë prone dhe se paratë ia dha hua njërit prej vëllezërve të tij për 5 vite.

Në lidhje me shoqërinë në Panama, ajo sqaron se ka depozituar të ardhura përgjatë 40 viteve. Prokuroria thotë se ky ishte një truk i të dëbuarit nga Italia, për të fshehur origjinën e pistë të parave. Ndërsa në një hetim të ndjekur nga prokurori i Breshias, Sandro Raimondi ngrihen dyshime se paratë e trasferuara nga llogaria e Pioattit janë përdorur nga biznesmeni për të blerë drogë.

Në vitet 2011-2012 në llogaritë e të dënuarit janë kryer disa transaksione bankare në vlera të konsiderueshëm dhe dy nga trasfertat e ardhura nga kompania GSA Sallaku, srl në Itali janë trasferuar si borxhe te Rabi Kurti.

Me paratë e Panamasë dhe të tjera vëllezërit Sallaku kanë ndërtuar vila, kanë blerë troje dhe kanë ngritur biznese të ndryshme në Shqipëri. Prokurori Afrim Shehu ka dalë në konkluzionin se pasuritë e vëllezërve Sallaku mikut të tyre Rabi Kurtit janë produkt i veprimtarisë kriminale për këtë shkak i vendosi pronat nën sekuestro. Në dosjen e akuzës theksohet gjithashtu se poseduesit e pronave krijuan dokumenta false që të justifikonin burimet e paligjshme të krjimit të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.