E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kompanite ajrore në grevë  vonesa dhe anulime të fluturimeve nga Tirana drejt Italisë
Uncategorized

Kompanite ajrore në grevë vonesa dhe anulime të fluturimeve nga Tirana drejt Italisë

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, njofton se ditën e nesërme, në fluturimet nga Tirana drejtë Italisë dhe anasjelltas, do të ketë anulime dhe vonesa, për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj.

Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

 

Capture

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën apel të gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj, nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.