Konçensioni Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës prej 72 ditësh në protestë
Banorët e Bërxullës kanë rinisur protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier.
Ata po protestojnë kundër rrugës dhe kompanisë GENER 2 e Bashkim Ulajt cila ka nisur punimet pa njoftuar qytetarët.
Banorët kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për tokat e tyre që preken nga ndërtimi i rrugës, pasi janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore.
Banorët thanë se kanë 72 ditë që protestojnë por askush nga poltika, nuk është interesuar për hallin e tyre.
“Kanë interesa personale si të djathtë e të majtë, nuk e ngrejnë zërin përvec mediave. Ne banorët e fshatit Bërxulle jemi njerëz hallexhinj, kemi 72 ditë që protesojmë Si do zhvillohet kjo rrugë? Nuk dimë gjë. Si do aksesohet. Si u ndryshu projekti? Është devijuar , po preken banesat. Në fillim nuk ka qenë për tu prekur banesat. Do ta cojmë deri në Strasburg. Pushtetaret e shkelin ligjin. Pse rrinë në ato karrige? A nuk iu vjen zor?“- kanë thënë banorët për mediat
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



