E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koncesionet në spitalet publike, SPAK po heton prej katër muajsh ish-ministrin Ilir Beqaj
Lajme

Koncesionet në spitalet publike, SPAK po heton prej katër muajsh ish-ministrin Ilir Beqaj

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar prej 4 muajsh po heton ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Mësohet se  SPAk ka sekuestruar dosje ne Ministrine e Shendetesise.

Dosjet për të cilat ai po hetohet kanë të bëjnë me koncensionet e sterilizimit të spitaleve publike dhe atë të check up-it.

Gazetarë të kronikës thonë se Beqaj është person i dyshuar për “shpërdorim detyre” në dy tenderat koncensionare.

Sipas tyre, hetimi ndaj ish ministrit socialist ka 4 muaj që ka nisur, konkretisht nga prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si dhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.