E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konferenca e NATO-s në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen
Lajme

Konferenca e NATO-s në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, e cila do të mbahet në datat 8–10 tetor 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për të garantuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, autoritetet kanë njoftuar për kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve, në zona të caktuara të kryeqytetit, përgjatë datave 9 dhe 10 tetor.

Masat e njoftuara nga Policia e Tiranës:

Kufizim i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (duke përfshirë edhe vetë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotelin “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

Bllokim i qarkullimit të këmbësorëve në trotuarin nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë periudhës së konferencës.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të rendit, dhe të shmangin lëvizjet në zonat e kufizuara, për të evituar vonesa dhe pengesa në qarkullim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.