E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfindustria Kërkon Masat e Jashtëzakonshme për Skandalin e Financimeve të BE-së: Dyshime të Forta për Korrupsion dhe Kanabisin
Lajme

Konfindustria Kërkon Masat e Jashtëzakonshme për Skandalin e Financimeve të BE-së: Dyshime të Forta për Korrupsion dhe Kanabisin

Në një deklaratë zyrtare, administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, z. Gjergj Buxhuku, ka kërkuar marrjen e masave ndëshkuese të jashtëzakonshme në të gjithë nivelet qeverisëse, pas ndërprerjes së financimit nga Bashkimi Evropian për shkak të skandalit të korrupsionit masiv dhe keqmenaxhimit të financimeve në sektorët e bujqësisë, agroindustrisë dhe agroturizmit.

Buxhuku ka shprehur dyshime të forta për arsyet e deklaruara publikisht nga Komisioni i BE-së për ndërprerjen e financimit prej 110 milionë eurosh për sektorin bujqësor të Shqipërisë, duke theksuar se “vendimi mund të jetë dhe ndëshkim për ekzekutivin shqiptar lidhur me miratimin e ligjit të lejimit të prodhimit të kanabisit.”

Konfindustria beson se ky skandal dëshmon shkallën e efektivitetit të reformës në drejtësi dhe ka një ndikim negativ në imazhin e vendit për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Vendimi i ndërprerjes së financimeve të BE-së për programin IPARD erdhi në një kohë delikate, vetëm disa ditë para miratimit të ligjit të prodhimit të kanabisit mjekësor nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë situatë, Shqipëria mund të përballet me paralajmërime të qarta negative për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Konfindustria vlerëson se skandali i korrupsionit dhe keqmenaxhimi i agjencive qeveritare të financimeve të BE-së, me shuma të mëdha, ka pasoja të rënda për biznesin, fermerët, prodhimin vendor dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë. Ky situatë rrënon thellë imazhin e vendit dhe prek thellë themelet e demokracisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.