E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohet në detyrë kandidati i SPAK, Anton Martini
Publik News

Konfirmohet në detyrë kandidati i SPAK, Anton Martini

Me shumicë votash, KPK vendosi që të konfirmojë në detyrë prokurorin Martini.

Dy ditë më parë, Anton Martini doli për herë të dytë para KPK, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Para KPK-së, Martini tha se ka drejtuar prokurorinë e Shkodrës prej muajit nëntor 2017 deri në qershor 2018, dhe se është munduar të japë kontributin e tij.

“Në Shkodër mora informacion se eksponentë të krimit ndikonin tek prokurorët. Për këtë shkak unë inkurajova prokurorë oficerët. Aplikova metodat proaktive për të zbardhur disa ngjarje si vrasje me shpërthime me tritol apo tjetërsim pronash në bregdet”, u shpreh Martini ndërsa theksoi se prokuror nuk kishte certefikate sigurie e për këtë arsye ka kryer ndarjen në seksione.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.