Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër, bëhet asgjësimi me groposje
Kryeveterineri Mark Preçi thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet!
Çdo fermer i cili shet shpendë duhet të jetë i pajisur me 2 certifikata, të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën.
Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



