Konflikt i dhunshëm në Vlorë: Përplasje mes të rinjve dhe policisë në Lungomare
https://www.instagram.com/reel/C9WzxOQN-Eu/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur në Vlorë, mes një grupi të rinjsh dhe efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 01:30 në zonën e Lungomares.
Në një video të publikuar online, shihet se si një nga qytetarët qëllon me skafandrën e motorit një nga policët, ndërsa një tjetër e shtrin efektivin në tokë dhe e qëllon me grushta. Konflikti dyshohet të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave.
Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Dëshmitarët kanë deklaruar se efektivët kanë nxjerrë dhe armët gjatë përplasjes.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta të policisë dhe mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.
Sherri mes efektivëve të policisë dhe pronarëve të një pike të monopatinave në Lungomare nisi për shkak të një gjobe të vendosur nga uniformat blu, që ishin në krye të detyrës.
Efektivëtr kanë proceduar me gjobë një shkelës dhe janë sulmuar nga pronarët e pikës së monopatinave që e ushtronin aktivitetin pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.
Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



