E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konflikti mes policëve në ish-Bllok, vihet në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale
Lajme

Konflikti mes policëve në ish-Bllok, vihet në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Në zonën e ish-Bllokut, pranë njësisë bashkiake numër 5. mbrëmjen e djeshme është regjistruar një zënkë mes punonjësve të policisë. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armëve, teksa të përfshirë janë punonjësi i FNSh, Rigers Iljazi, bashkë me vëllanë e tij, Marjus Iljazi të cilët janë konfliktuar me shefin e operacionales në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Vladimir Laska. Të pranishëm në këtë konflikt ishin edhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi. Sot, pas ngjarjes, agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se dy efektivë policie janë vënë nën hetim pasi janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

– R.I., 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”; – V.L. 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”; – M.I. 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.