Konflikti në Krujë me Rrajat, mesazhi kërcënues nga administratori i gurores për anëtarin e fisit Maja
Do të takohemi bashkë, do më njohësh
Zbulohen mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të fisit Maja dhe administratorit të gurores Alfred Karaj, një ditë para sulmit barbar nga Rrajat për qytetarët e Borizanës në Krujë.
Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë për “BalkanWeb” bisedën e fundit mes Andi Majës, djali i xhaxhait të dy personave të dhunuar Bilbil dhe Jashar Majës, dhe Alfred Karajt, administratorit të gurores. Kjo bisedë ndodhi një ditë para sulmit të tmerrshëm dhe në kontekstin e disa denoncimeve të bëra në policinë lokale dhe protestave të banorëve për shkak të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimet me eksploziv në gurore.
Në mesazhet e shkëmbyera, është e qartë kërcënimi dhe paralajmërimi që Alfred Karaj i bënte fisit Maja. Në një prej mesazheve, ai shkruan: “Nuk më vini dot gjobë, do takohemi e do më njihni”, duke treguar agresionin e tij.
Banorët kanë protestuar para komisariatit në Fushë-Krujë më 2 maj, ku ata denoncuan kërcënimet e tyre për të mos raportuar dhe denoncuar ngjarjet. Këto pamje tregojnë qartë tensionin dhe frikën që banorët kanë për të marrë masa ligjore ndaj veprave të paligjshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



