E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konkluzionet paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore, kush e vrau me plumb kokës Admir Muratajn
Lajme

Konkluzionet paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore, kush e vrau me plumb kokës Admir Muratajn

Ekzekutimi i Admir Muratajt ka ndodhur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Ky fakt sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ardhur nga përgjigja paraprake e ekspertizës mjeko-ligjore, ku Murataj u qëllua me një plumb në kokë duke i bërë rezistencë uniformave blu.

Dyshimet e organit të akuzës janë se 46-vjeçari me orgjinë nga Çermi i Tropojës ishte kryesori gjithashtu dhe ideatori i supergrabitjes së ndodhur mesditën e së martës brenda aeroporit të Rinasit.

Në fshatin Tapizë, vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, oficerët e policisë gjyqësore sekuestruan në total 100 gëzhoja automatike të armëve të kalibrave të ndryshëm. Ekspertiza, vërtetoi se viktimës Admir Murataj i është gjetur edhe mbetje të barutit në duar, duke përforcuar pistën e ekzekutimit gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Brenda furgonit të braktisur u gjet edhe një telefon celular i thjeshtë që dyshohet se i përket grabitësve.

Nga këqyrja paraprake e Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezultoi se celulari nuk kishte të dhëna të mjaftueshme që mund të ndihmoj në zhvillimin e hetimeve. Por gjithsesi do të kërkohet që të behët një rieskpertim i dytë edhe i kartës SIM që ndodhej brenda tij.

Brenda kësaj jave pritet të merren në pyetje, zinxhiri komandues i kompanisë së sigurisë “ICTS” si dhe familjaret e të ndjerit Admir Murataj.

Ndërkohë janë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit, nga organi i akuzës, për të parë nesë janë zbatuar procedurat nga koncesionari po ashtu edhe ligjshmërinë e veprimeve të Komisariatit të Rinasit dhe patrullës së FNSH.

Prokuroria ka administruar edhe kërkesën e Shefit të Komisariatit të Rinasit, Përparim Dema drejtuar koncesionarit të aeroporit. Dema kërkon që të rritet siguria te portat nga ku hynë dhe dolën grabitësit por në këtë rast Aeroporti i Rinasit i është përgjigjur se nuk është përgjegjësi e policisë kjo, dhe nuk është as institucioni që mund të jap sugjerime të tilla.

Janë 3 prokurorë që po merren me super grabitjen e Rinasit, ndërsa janë regjistruar veprat penale për këtë ngjarje, për “Shpërdorim detyre”, “Krijim i grupit të strukturuar kriminal”, “Grabitje me armë” dhe  “Vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.