Konkurs për teatrin e ri, Trebicka flet për “prapaskenat” e fotos me Veliajn
Aktori i njohur Alfred Trebicka ka treguar më tepër detaje në lidhje me marrëveshjen e arritur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sa i përket Teatrit Kombëtar.
Ai ka thënë për Gazetën Shqiptare se “nuk është se ka ndonjë marrëveshje përfundimtare. Ka marrëveshje në kontekstin e negociatave që po vazhdojnë. Kjo është një punë që nuk bëhet me një takim edhe me një fotografi”.
“Ajo që ne diskutuam me të ishte tek hapja e konkursit ndërkombëtar për këtë projekt që është. Ne ngulëm këmbë që kjo të bëhet patjetër”, tha aktori i njohur Alfred Trebicka.
Sa i përket çështjes së truallit, ai tha se kjo është një fitore e aktorëve.
“Nuk cënohet asnjë centimetër nga trualli që ka Teatri Kombëtar. Hapi tjetër është të pranohet që ai projekt që do bëhet, të bëhet më konkurs ndërkombëtar. Ai pranoi që të bëjë dëgjesë publike për këtë pikë, për konkursin ndërkombëtar”.
Në lidhje me projektin e Teatrit, Trebicka ka thënë se ai ka qenë provizor dhe do të negociohet sërish.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



