E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konkursi ‘Infermierë për Shqipërinë’, shpallen datat e testimit me shkrim për kandidatët fitues
Lajme

Konkursi ‘Infermierë për Shqipërinë’, shpallen datat e testimit me shkrim për kandidatët fitues

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar këtë të premte listat mbi rezultatet e verifikimit të kandidatëve që kanë aplikuar dhe janë kualifikuar në fazën tjetër, për të marrë pjesë në testimin që do të zhvillohet për profesione të shkencave të mjekësisë, sipas profileve dhe rretheve.

Janë shpallur vendi i konkurimit për të gjithë kandatët për infermierë dhe  staf në fushën e mjekësisë. Sipas njoftimit mësohet se nga verifikimi i bërë paraprak kandidatët e kualifikuar, do të zhvillojnë testimin në Godinën e Lëndeve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.

Ndërkohë, datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.