E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontroll fizik deputetëve në Kuvend
Lajme

Kontroll fizik deputetëve në Kuvend

Ka nisur me debate, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët janë kontrolluar fizikisht nga Garda para hyrjes në seancë, ç’ka ka indinjuar veçanërisht ata të opozitës.

Deputeti demokrat Edi Paloka i fyer iu drejtua kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit se “na keni trajtuat si terroristë, si hajdutë. Nuk mund ta trajtoni deputetin si leckë”, tha ai. Po njesoj reagoi edhe Tritan Shehu. “në asnjë parlament nuk kontrollohen deputetët, – tha ai, as në Parlamentin Europian.”

Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit, pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij problemi dhe se çfarë shqetësimi u ishte krijuar deputetëve, por se “do ta verifikonte”.

Kontrolli i deputetëve duket se është nxitur nga seanca e fortë e me përplasje fizike që u zhvillua ditën e votimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku; në atë seancë, opozita kundërshtoi duke hedhur mjete tymuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.