E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrolle në burgun e Rrogozhinës, gjenden 2 telefona në qeli
Lajme

Kontrolle në burgun e Rrogozhinës, gjenden 2 telefona në qeli

Ditën e djeshme është zhvilluar një kontroll i befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë, me fokus goditjen e futjes dhe përdorimit të sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgut.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë ushtruar në ambientet e përbashkëta, në hapësirat e brendshme të godinave, si dhe në fushat e ajrimit të të dënuarve, duke përfshirë edhe zonat më të ndjeshme të sigurisë.

Gjatë operacionit, në zonën e njohur si “brezi i butë” pranë Godinës nr. 1, janë gjetur të hedhur në tokë dy aparate celularë, sende të ndaluara rreptësisht në institucionet penitenciare.

Menjëherë pas konstatimit, celularët janë sekuestruar, ndërsa është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), i cili ka nisur veprimet procedurale dhe hetimore për të zbuluar mënyrën e futjes së tyre dhe personat përgjegjës.

Rasti ngre dyshime për shkelje të sigurisë në institucion, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin nëse kemi të bëjmë me bashkëpunim të brendshëm apo tentativa nga jashtë për futjen e sendeve të ndaluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.