E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrollet gjatë shtatzanisë  shmangnin anomalitë
Lajme

Kontrollet gjatë shtatzanisë shmangnin anomalitë

Shtatzënia është një nga ndjesitë më të forta që një  grua mund të përjetojë, por që gjithçka të shkojë mirë dhe në jetë të vijë një bebe e shëndetshme nënat  nuk duhet të lënë pas dore kontrollet gjatë shtatëzanisë.

Nënat shtatzënë përballe me shumë anomali në shëndetin e tyre ku kryesoret janë anemina, diabetid dhe luhatjet e tensionit, të cilat mund të sjellin pasoja deri tek më fatalet për foshnjën në bark.

Për të parandaluar defektet në formimin e bebes ose humbjen e tij, gratë shtatzëna duhet të kryejnë vizita permanente pranë gjinekologut.

Sipas mjekëve gjinekologë “Ekografila Dopple” është një nga ekzaminimet, i cili bëhet në javën e 28-të të shtatzënisë dhe nëse kryhet siç duhet arrihen të shmangen patologji të ndryshme tek bebja e sapolindur.

Në një intervistë për Top Channel, Eliona Demaliaj, drejtoreshë e maternitetit “Mbreteresha Xheraldine”, u shpreh:

Është një ekzaminimin që rrit mundësinë që ne të kapim patalogjinë që në fazat e hershme.”

Materniteti Mbretëresha Geraldine mundësoi ardhjen e profesorëve të njohur italiane nga universiteti “La Sapienza” të cilët shpjeguan se si mund të kryhej më mirë ekzaminimi “Ekografila Dopple”.

Tanimë të gjithë spitalet rajonale në vend janë furnizuar me aparatura bashkëkohore dhe kërkohet rritja profesionale e mjekëve që do t’i përdorin ato në mënyrë që të mos kemi me raste të bebeve të lidhura me probleme që mund të parandalohen më parë se foshnja të vijë në jetë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.