Kontrollonte makinat në rrugë si ‘polic’ në pranga i riu shqiptar në Greqi
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Greqi pasi mashtronte qytetarët duke u shtirur si polic.
Në mediat greke raportohet se i riu shqiptar pak ditë më parë ka ndaluar një shtetas kalimtar në zonën e Bajronit dhe e ka kontrolluar duke pretenduar se është polic. Madje, në internet është publikuar një video e lidhur me ngjarjen.
Pas shpalljes në kërkim nga policia, 23-vjeçari shqiptar është paraqitur të martën, më 31 janar, në nëndrejtorinë e Sigurimit të Athinës bashkë me pajisjet që përdorte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



