E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korça përfshihet nga reshjet e dendura të dëborës
Lajme

Korça përfshihet nga reshjet e dendura të dëborës

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës që nga mëngjesi i kësaj të diele, me trashësi që arrin deri në 15 centimetra në disa zona.

Autoritetet lokale janë angazhuar në mënyrë intensive për pastrimin dhe kriposjen e akseve kryesore në rajonet e prekura, përfshirë Qafë Thanën, Qafë Plloçën, Ersekën, Voskopoja, Dardhën dhe segmente të tjera rrugore të rëndësishme.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjitha akset nacionale janë aktualisht të hapura për qarkullim. Megjithatë, reshjet pritet të vijojnë edhe për disa orë, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të pajisin automjetet me goma dimërore ose zinxhirë, veçanërisht në zonat më të rrezikuara nga ngricat dhe trashësia e dëborës, për të garantuar lëvizje të sigurt dhe për të shmangur aksidentet në rrugë.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen gjithashtu të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me intensitet të lartë reshjesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.