E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/ Bllokohen 6 ton mish i ngrirë  i cili ruhej në  kushte skandaloze
Lajme

Korçë/ Bllokohen 6 ton mish i ngrirë i cili ruhej në kushte skandaloze

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë 6 ton e 323 kg mish të ngrirë për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti,  por sidomos për shkak se subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit  dhe elementin e gjurmueshmërisë (faturën tatimore).

“Gjatë kontrollit në subjektin e shtetases, Mirela  Dvorani me Nipt K74304001Q u konstatua mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Gjithashtu në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin”, informon AKU.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.