E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/Djali tentoi të shpëtonte nënën nga dhuna e tij, babai e plagos me thikë
Lajme

Korçë/Djali tentoi të shpëtonte nënën nga dhuna e tij, babai e plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Korçë, ku babai ka plagosur me thikë djalin e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 10, Korçë.

Mësohet se i plagosuri me iniciale Gj. P., kishte ndërhyrë për të shpëtuar nënën e tij nga duart e të atit, i cili po e dhunonte, por ky i fundit e ka goditur me thikë në dorë.

“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.