Korçë/Gjendet një person i pajetë, detajet e para
Një person rreth të 30-ave është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në qendër të Korçës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.
Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç”, thuhet nga burimet e policisë.
U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



