E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/ Shitën “Audi Q8”  që morën me qira dhe e shitën, arrestohen dy të rinjtë
Flash

Korçë/ Shitën “Audi Q8” që morën me qira dhe e shitën, arrestohen dy të rinjtë

Një ngjarje e padëgjuar ka ndodhur së fundmi në vendin tonë, ku dy shtetas nga Korça kanë shitur një automjet, të cilin e kishin marrë me qira në Kosovë. Pas denoncimit të pronarit nga Kosova, policia ka arritur të lokalizojë autorët dhe mjetin luksoz.

Dyshohet se ky veprim i paligjshëm është kryer edhe më parë nga këta persona. Policia ka arritur të arrestojë shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë, ndërkohë, që janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tyre.

Ndërkohë, është sekuestruar edhe mjeti tip “Audi Q8”, i marrë me qira e më pas i shitur. Ata ia kanë shitur makinën personit me iniciale J.C, gjithashtu i shpallur në kërkim. Ky i fundit e ka çuar makinën në një servis në Vaqarr, me qëllim heqjen e pajisjes GPS.

Trafikimi i makinave të vjedhura është një problem i madh në vendin tonë. Kemi parë gjithnjë që me të tilla mjete të kryhen vrasje dhe atentate të përmasave të ndryshme e më pas tu vihet flaka. Përveç kësaj, këto mjete shiten edhe për pjesë këmbimi, duke u çmontuar në mënyrë të paligjshme nga servise të ndryshme.

NJOFTIMI I POLICISË – Shitën një automjet Audi Q8, që e kishin marrë me qira, në Kosovë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit të Organizuar të Drejorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, automjete të vjedhura, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”. Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. B. dhe J. C.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.