E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi i merr jetën ish-boksierit Skënder Kurti
Publik News

Koronavirusi i merr jetën ish-boksierit Skënder Kurti

Ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19, ish-boksieri Skënder Kurti.

61-vjeçari kaloi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.

Numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri shkon në 21.

Skënder Kurti, ish-sportist i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës.

Ministria e Shëndetësisë:

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.