E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova fitore fantastike  ndaj Bullgarisë, shpresë të madhe drejt kualifikimit
Sport

Kosova fitore fantastike ndaj Bullgarisë, shpresë të madhe drejt kualifikimit

Kosova ka përmbysur gjithçka duke marrë një fitore të çmendur përballë Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në “EURO 2020”.

“Dardanët” mposhtën vendasit me rezultatin 3-2 duke bërë një përmbysje historike në garën për tu kualifikuar në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër.

Ishte Milot Rashica i cili në minutën e 14’ hapi serinë e golave duke kaluar Kosovën në avantazh.

Vendasit barazojnë 2 minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Ivelin Popov, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë të lojës Bullgaria shënon edhe golin e avantazhit me Kristian Dimitrov (55’).

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj shumë shpejtë duke barazuar gjithçka me Vedat Muriqin (64’), i cili shënoi me kokë pas krosimit të Benjamin Kolollit.

“Dardanët” shënojnë golin e fitores në minutën e 90’ me anë të sulmuesit Elbasan Rashani.

Në krahun tjetër, Çekia realizoi fitore bindëse 3-0 ndaj Malit të Zi, duke u renditur në vendin e dytë me 6 pikë të grumbulluara, po aq ka edhe Kosova që pozicionohet e treta.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.