Kosova paska 32 laboratorë të liçensuar nga shteti për testet anti COVID! Bravo qeverisë së Kosovës
Ylli Manjani
Kosova paska 32 laboratorë të liçensuar nga shteti për testet anti COVID!
Bravo për zotin!
Bravo qeverisë së Kosovës, që vërtetë bën çdo gjë për të ndihmuar njerëzit në këtë situatë të vështirë. Për t’iu gjetur në krahë popullit të vet.
Turp e faqe e zezë për Qeverinë e Republikës e Shqipërisë që vetëm bën gam gam në media e shet pordhë me sovranitet!
I ka hyp n’shpinë popullit (sovranit) të vet e veç i bëhet barrë.
Hapni more sytë e lejoni laboratorët të testojnë masivisht popullsinë e në mënyrë të përsëritur madje!
Sa më shumë laborarorë aq më shumë mundësi diagnostifikimi. Kështu bie dhe çmimi.
Çdo kush ka të drejtë të dijë gjendjen e tij/saj shëndetësore, pavarësisht shkon apo jo në spital!
Mësoni nga Kosova!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



